Kovaçevski: Maqedonia e Veriut është e fokusuar në sigurimin e stabilitetit energjetik

Kryeministri Dimitar Kovaçevski theksoi se Maqedonia e Veriut është e fokusuar në sigurimin e stabilitetit energjetik në kushtet e krizës energjetike botërore, për të cilën ekziston një plan afatshkurtër që deri më tani është realizuar me sukses duke aktivizuar të gjitha kapacitetet për prodhimin vendor të energjisë elektrike.

Por, sipas tij, vendi ka edhe një plan afatgjatë me të cilin përpiqet për dekarbonizimin dhe synimin e asaj që kanë me bollëk, duke gjeneruar energji elektrike nga era, dielli dhe uji.

“Republika e Maqedonisë së Veriut është vendi i parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor që miratoi Strategjinë për Zhvillimin e Sektorit të Energjisë në vitin 2019, bazuar në shtyllat e Marrëveshjes së Gjelbër të BE-së. Jemi vendi i parë që zbaton një projekt për zëvendësimin e termocentralit të vjetër me qymyr në Osllomej të Kërçovës, ku tashmë po ndërtojmë një termocentral 120 MW në vendin e një miniere të dikurshme të linjitit. Ky është një hap konkret drejt tranzicionit energjetik të Maqedonisë së Veriut dhe tregon një vullnet të fortë për dekarbonizimin e sektorit tonë energjetik dhe rrjedhimisht dekarbonizimin e ekonomisë sonë”, tha kryeministri Kovaçevski.(INA)