Bujar Qamili sfidon Artiola Toskën: Tani është radha ime
Kanë kaluar vetëm pak ditë që kur është publikuar kënga më e fundit “Rrak-tak” nga Mateos Frroku dhe Bujar Qamili dhe kënga menjëherë ka marrë pëlqimin e publikut pasi është shumë me ritëm dhe fal gjallëri.

Dy këngëtarët kanë qenë të ftuar edhe në emisionin “Thumb” për të folur rreth projektit më të fundit.

Natyrshëm nga gazetarja ka lindur pyetja nëse ky projekt i tyre ishte i ngjashëm me atë të disa muajve më parë, “Mirmëngjes dashni” nga Bruno dhe Artiola Toska, këngë e cila u kthye në hit dhe kishte një kombinim të tillë: një këngëtare e muzikës popullore dhe një këngëtar i muzikës së lehtë.

Mateos ka treguar se është e vërtetë që është kombinimi i ngjashëm sepse u ka pëlqyer ajo që kanë bërë Artiola dhe Bruno më parë, ndërkohë që me shaka Bujari është përgjigjur se “Rrak tak” do ta kalojë famën e “Mirmëngjes dashni”, sepse kësaj të fundit i iku koha tani. /albeu.com/
Shtuar më 02/07/2017, ora 12:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori