Ish-drejtori i Vllaznisë tregon anën romantike, suprizohet gazetarja e njohur: Dashuria ime…

Matko Djarmati nuk ndodhet në Shqipëri, megjithatë ai gjen gjithmonë mënyrën për të treguar anën e vet romantike. Ish drejtori sportiv i Vllaznisë ka surprizuar bashkëshorten, Gerta Heta, gazetaren dhe këngëtaren e njohur.

Ndoshta në një ditë speciale të tyre, ai i ka dërguar nga larg një tufë me lule. Sigurisht këtë moment të lumtur, gazetarja e ka ndarë në rrjetet sociale duke shkruar: “Dashuria ime, faleminderit që më shkëlqeve ditën time”.

Djarmati dhe Heta janë dy personazhe të njohur në showbizzin shqiptar. Matko ka kontribuar për shumë vite në futboll, ndërsa Gerta si këngëtare dhe gazetare.


Shtuar 15.08.2023 22:16