Buble tërhiqet nga “Brit Awards”
Michael Buble ka vendosur që ti dedikohet plotësisht djalit të tij të sëmurë, ndaj ka anuluar çdo projekt. Mësohet se ylli kanadez Michael Buble është tërhequr nga drejtimi i ceremonisë “Brit Awards”, e cila pritet të organizohet muajin e ardhshëm, për t’u kujdesur për djalin e tij të madh Noah, i cili po lufton me sëmundjen e kancerit.

Në një takim të organizuar me producentet e “Brits”, Buble iu ka kërkuar atyre se duhet të gjejnë një tjetër prezantues.

Këngëtari i famshmën ka anuluar të gjitha angazhimet e punës vitin e kaluar, pasi djali i tij u diagnostifikua me sëmundjen e rëndë në muajin nëntor, por pavarësisht kësaj ai ende shpresonte të bënte debutimin e tij në prezantimin e kësaj ceremonie. /albeu.com/
Shtuar më 19/01/2017, ora 10:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori