Bruce Willis feston 60 vjetorin (FOTO LAJM)

Ndonëse është 60 vjeç, aktori Bruce Willis nuk e ka fshehur dëshirën për të pasur një djalë. Një vit më parë ai u bë baba për herë të pestë, por përpos moshës, ai nuk heziton te thote se do të rinohej nëse në jetë do të vinte një djalë. Aktori mbush sot 60 vjeç, ndërsa cilësohet si një ndër aktorët më me sharm.

“Tashmë më duhet më shumë kohë për t’u ngritur pas xhirimit të dyluftimeve, ndoshta marr më shumë grushte”. 5 majin e vitit të kaluar u bë baba për herë të pestë, nga marrëdhënia me bashkëshorten e dytë, Emma Heming-Willis.

Vajza e parë e çiftit lindi në vitin 2012, ndërkohë që aktori ka edhe tre vajza të tjera me ish-bashkëshorten e tij Demi Moore. “Këtë herë jam më i pranishëm, si baba e kam fjalën. Në këtë moshë ndjej më shumë përgjegjësi”, thotë 60-vjeçari. Willis nuk e fsheh dëshirën për të pasur një djalë. “Të kesh një djalë të rinohet jeta”, ka thënë më tej ai. /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2015, ora 15:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori