Brown lë pas burgun, në 16 shtator sjell albumin e ri (FOTO LAJM)

Pëlqej
Chris Brown i cili njihet për agresion është lënë i lirë dhe nuk do të qëndrojë asnjë ditë më shumë në qeli, ndonëse nuk i ka përmbushur ditët e vuajtjes së dënimit. Teksa ka qënë me dy femra, ai ka goditur një paparac, por duket se këngëtari tashmë është ndërgjegjësuar për këto sherre.

Brown është deklaruar fajtor për sulm ndaj një mashkulli përpara një hoteli në Washington, por nuk do të qëndrojë në burg për shkak të këtij veprimi.

Incidenti ka ndodhur në vitin 2013, kur Brown gjendej në liri me kusht. 25-vjeçari e kishte goditur fotografin, pasi ai ishte përpjekur ta fotografonte teksa këngëtari ishte me dy femra. Lidhur me këtë çështje, ai ka thënë se i vjen keq për veprimin e tij dhe e ka pranuar fajin. Tashmë ai është angazhuar me projektet e tij muzikore, ndërsa albumi i tij i ri “X” pritet të dalë në datën 16 shtator. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2014, ora 11:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori