Brooklyn Beckham tregon se kujt ja ka kushtuar tatuazhin e ri
Që kur mbushi 18-vjeç vitin e kaluar, Brooklyn Beckham vendosi të bëjë disa tatuazhe në trupin e tij që i kishte zgjedhur prej kohësh.

Së fundmi ai ka zbuluar nëpërmjet një fotoje në llogarinë e tij të Instagram-it se ka bërë një tatuazh të vogël në dorën e tij ku shkruhet “1975”.

Ky tatuazh minimalist përfaqëson vitin e lindjes të babait të tij si një mënyrë për t’i shfaqur respektin dhe dashurinë. Ky gjest i djalit të David Beckham është komentuar pozitivisht edhe në rrjetet sociale.

Brooklyn gjithashtu ka disa tatuazhe të tjera kushtuar të gjithë pjesëtarëve të familjes së tij ndërkohë që i kërkohet të bëjë edhe një tjetër për të dashurën Chloe Mortez.
Shtuar më 07/02/2018, ora 12:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori