Britney Spears shkakton kaos në Jerusalem (VIDEO)

Arritja e Britney Spears në Izrael ka shkaktuar mjaft shqetësime. Kjo është vizita e parë e yllit të popit në kuadër të një turneu në vendet e shenjta në Jerusalem.

Kjo vizitë të dielën u përshkrua nga televizionet izraelite si një skenë e vërtetë e një rrëmuje prej turmës.

Kjo paraqiti një sfidë të vërtetë për këngëtaren dhe ekipin e saj, derisa ata u futën përmes turmës të fansave dhe shtypit.

Spears pritet të mbajë koncertin e saj në parkun Yarkon të Tel Avivit gjatë natës së sotme, i njëjti vend ku Justin Bieber dhe Aerosmith kishin performuar kohët e fundit dhe ku Radiohead do të perfomojë më 19 korrik.

Në ndërkohë ka pasur edhe disa thashetheme se ajo mund të kishte një takim të mundshëm me kryeministrin Benjamin Netanyahu. /albeu.com/
Shtuar më 03/07/2017, ora 17:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori