Britney Spears me një të dashur model?
Zërat e fundit thonë se Britney Spears ka nisur të shoqërohet me modelin simpatik Sam Asghari. Thashethemet për një lidhje mes Britneyt dhe Sam nisën të qarkullonin në fund të muajit nëntor, pasi modeli postoi një foto në Instagram, ku dyshja ishte duke darkuar në një restorant.

Sipas një burimi të afërt me Britneyn, këngëtarja është zhvendosur së bashku me Sam në një suit në “Planet Hollywood", në mënyrë që të jenë sa më pranë njëri-tjetrit gjatë kohës që ajo është në rezidencën e Las Vegas-it.

"Ata nuk ndahen për asnjë moment", ka thënë një burim për “Life & Style Weekly”. Stafi i “Planet Hollywood” e trajton atë si një mbret. Ai merr shërbim dhome, shërbime SPA dhe ka shoferin e tij personal”. /albeu.com/
Shtuar më 17/12/2016, ora 13:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori