Greqia i vjen në ndihmë Shqipërisë për shuarjen e zjarreve, do të dërgojë disa avionë

Pas një kërkese për ndihmë nga Shqipëria, nëpërmjet Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, Greqia ofroi ndihmë për vendin tonë.

Mediat greke shkruajnë se, Greqia po dërgon disa avionë.

Kujtojmë se kjo është hera e dytë që Greqia i vjen në ndihmë Shqipërisë me avionë. Kujtojmë se pak javë më parë përmes avionit grek u bë e mundur shuarja e zjarrit në Sazan./albeu.com

 


Shtuar 14.07.2022 17:17