Brenda super festës së ditëlindjes së Agnesa Vuthajt (FOTO LAJM)

Ish-missi Agnesa Vuthaj ka festuar ditën e djeshme në Tiranë ditëlindjen e saj të 33-të.

Në postimet e shumta në Instastory, ajo ka ndarë me të gjithë momentet më të veçanta nga ditëlindja, pasi ka festuar me mikeshat e ngushta deri në orët e para të mëngjesit.

Vajzat kanë darkuar së bashku në një ambient tepër të këndshëm, të zbukuruar me lule e qirinj, ndërsa në njërin kënd kishin vendosur tortën e ditëlindjes.

Më pas, festa ka vazhduar në njërin prej clubeve të qytetit të Tiranës, ku kanë kërcyer e kënduar së bashku deri në orët e para të mëngjesit. /albeu.com/
Shtuar më 09/02/2019, ora 16:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori