Berisha: Kishim rrogat më të larta në rajon, tani jemi të fundit

Ish-kryeministri, Sali Berisha po zhvillon një talkim me banorët e Dibrës ku ka përmedur edhe shifra të uljes së popullsisë për shkak tv të rinjve të larguar nga vedi.

Berisha ka deklaruar se në kohën që ai ishte kryeministër, qytetarët shqiptarë kishin rrogat më të larta në rajon, madje dhe kalonin dy shtete të Bashkimit Evropian. Por sipas Berishës, në qeverisjen e Ramës, ne kemi rënë si shteti me rrogat më të ulta.

“Në një hak kohor prej 8 vitesh janë larguar 27% e popullsisë së këtij vendi. Por a jemi ne në rrezik? Nëse në 8 vite më parë arritëm që të dalim në krye të rajonit për rrugat më të larta. Ne arritëm që të tejkalojmë të gjitha vendet e Ballkanit dhe të dy vendeve të Bashkimit Evropian. Por ku jemi sot. Jemi përsëri në fund. Ne kemi rroga më të ulta se Kosova. Varfëria i ka bërë qytetarët të largohen. Pse jemi ne në rrezik? Ne jemi një vend me pasuri të mëdha, po ato janë kthyer në mallkime. Kjo qeveri pasuritë e vendit i shfrytëzon me oligarkët,” tha Berisha./albeu.com


Shtuar 23.08.2022 17:44