Brenda shtëpisë së modeles së famshme, Gigi poston pozat e ëmbla me të bijën (FOTO LAJM)

Modelja bukuroshe, Gigi Hadid, dhe partneri i saj Zayn Malik, u bënë prindër për herë të parë në muajin tetor. Gigi solli në jetë një vogëlushe, e cila u kthye në kryefjalën e mediave në mbarë botën.

Modelja e famshme ka preferuar të qëndrojë tepër diskrete dhe ende s’ka zbuluar as emrin e të voglës së saj. Megjithatë, ajo nuk e kurseu lajmin e bukur se është bërë nënë me një foto të dorës së të bijës.

Pas kësaj poze, Gigi ka vendosur të tregohet më dorëlëshuar e të publikojë disa momente nga përditshmëria si nënë me vogëlushen e saj.

Herë pas here në llogarinë e saj kemi parë postime të ëmbla me të voglën, të cilës ende nuk ia kanë treguar portretin.

Modelja ka publikuar sërish një foto të adhurueshme me të bijën, teksa ka treguar gjithashtu ambientin e festave në shtëpinë e tyre. Kësaj here, dekorimet janë vënë më herët pasi e vogla feston Krishtlindjet e para.
Shtuar më 01/12/2020, ora 14:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori