Sulmet kibernetike, Stoltenberg telefonon Ramën: NATO do të ofrojë mbështetje të plotë për Shqipërinë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Takimi erdhi pas sulmeve kiberenetike të Iranit në institucionet shqiptare.

Përmes një postimi në tëitter, Stoltenberg thekson se NATO do të ofrojë mbështetje dhe solidaritet të plotë me Shqipërinë.

Postimi i Stoltenberg:

Mbi sulmet kibernetike kundër Aleatit tonë #Albania, të cilat shumë aleatë ia kanë atribuar Iranit. #NATO do të vazhdojë të ofrojë mbështetje dhe qëndron në solidaritet të plotë me Shqipërinë./albeu.com/