Artan Hoxha nxjerr emrin e personazhit të Big Brother që ka 3 muaj aty brenda dhe paguhet me taksat tona

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka ironizuar aktoren Monika Lubonja e cila është këshilltare e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliajt.

Lubonja  ndodhet brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’ rezulton në databazën me pagat e qytetarëve shqiptarë, si këshilltare e Veliajt.

Hoxha, i ftuar në ‘Abcnews’, tha se njerëzit që i shërbejnë pushtetit kanë tre muaj që ndodhen brenda Big Brother VIP.

“Unë them bravo i qoftë atij që o ndodhi se na nxori sa fenomene, duke filluar që tek sektori jonë i medias. Ne kemi parë sa keq paguhet administrata shqiptar, mbi 300 mijë shqiptarë marrin një rrugë qesharake dhe të tjerët marrin paratë e tyre. Ne mësuam sesi pushteti e kontrollon median. Se kush janë njerëzit i shërbejnë pushtetit. Një nga këshilltarët që paguhet me taksat tona ka 3 muaj që është në Big Brother. Ne na ka rënë shteti. Shteti virtual që donte të bënte Rama është i shpartalluar. SPAK duhet të merret me korrupsionin e lartë. Patronazhistët duhet të ishin hetuar. Askush nuk do të mbajë përgjegjësi”, u shpreh gazetari.


Shtuar 29.12.2021 22:59