Kujdes me vitaminën D, kjo është sasia që duhet të merrni

Hulumtuesit e Universitetit në Varshavë konfirmojnë simptomat e toksicitetit me vitaminën D

Në të vërtetë, toksiciteti i vitaminës D (i njohur edhe si hipervitaminoza D) shfaqet kur personi ka tepricë vitamine D në organizëm.

Edhe pse vitamina D në rend të parë merret nga rrezet e diellit dhe nëpërmjet ushqimit, mënyrat natyrale nuk mund të çojnë deri te doza e tepërt, mirëpo suplementet munden, transmeton Telegrafi.

Marrja e tepërt e suplementeve shkakton simptoma siç janë dhembja e stomakut, vjellja e përsëritur, apatia dhe konfuzioni.

Pikërisht për këtë arsye entet nacionale të shëndetësisë në gjithë botën personave të rritur nuk u rekomandojnë marrjen e më shumë se 600 njësi internacionale (IU), përkatësisht 15mcg vitaminë D në ditë. Ata të cilët janë më të moshuar se 70 vjeç duhet të marrin 800 IU në ditë.

Për shkak të frikës nga coronavirusi shumica tani kanë shtuar marrjen e vitaminave, duke përfshirë edhe vitaminën D. Mirëpo, për të ardhur deri te doza e tepruar nevojitet të merren midis 10 dhe 40.000 njësi internacionale në ditë.

E para që duhet të bëni nëse ndieni simptomat toksike është që të ndërpritni marrjen e vitaminës D.

Ata që kanë ten të shndritshëm të cilët, megjithatë, nuk dëshirojnë të marrin suplemente duhet të kalojnë çdo ditë minimum 15 minuta në diell për t’u marrë doza e rekomanduar e vitaminës D.

Ata me tenin më të errët duhet të kalojnë minimum një orë në diell në mënyrë që të arrijnë të njëjtin efekt.


Shtuar 17.04.2020 16:45