Braktisi Portokallinë për Ardit Gjebrean, flet për herë të parë Kimikati
Pëlqej
Olsi Bylyku ka folur për herë të parë pas largimit të tij nga spektakli i humorit "Portokalli".

Në një intervistë dhënë për tv Klan, Olsi tregon se cili do të jetë projekti me të cilin do të angazhohen në këtë sezon, si dhe për komentet e shumta që mori në momentin që deklaroi largimin nga Top Channel.

"Duke qenë se ikja ime u komentua gjatë në rrjetet sociale, këtë mënyrë zgjodha dhe unë për të sqaruar ata që qeshin me batutat e mia dhe që duartrokitën personazhet e mi.

Në Tv Klan do të më shihni si Olsi Bylyku, pasi si Olsi mu bë dhe ftesa. Reagimet kanë qenë shumë të mira madje jam ndjerë i vlerësuar që u përfshiva që në fillesat e këtij projekti.

Nga ana tjetër ndihem edhe dyfish i karikuar për të sjellë numra interesant në “B.E Caffe”’, u shpreh Olsi.

I pyetur nëse në rubrikën e re te “E diela shqiptare” do shfaqet sërish si ‘Kimikati”, Olsi u shpreh: “Siç u shpreha pak më sipër, të gjithë jemi nga pak “kimikat” në vetvete. “Kimikati” do të rritet bashkë me Olsin”. /albeu.com/

Shtuar më 14/09/2018, ora 09:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori