Shpërthim i fuqishëm në një banesë në Itali, lëndohet rëndë nëna shqiptare, dy vajzat mitura shpëtojnë mrekullisht

Si pasojë e një shpërthimi në banesë që ende nuk dihet nga se u shkaktua, një nënë shqiptare ka mbetur e plagosur rëndë.

Në Valdicecina të Italisë, gruaja u lëndua si pasojë e një shpërthimi teksa ishte në bodrumin e bansës ku jetonte.

Sipas mediava italiane, gruaja ishte bashkë me dy fëmijët e mitur, 7 dhe 4 vjeç, por për fat të mirë këta të fundit kanë marrë vetëm disa plagë të lehta.

Shqiptarja është dërguar në spitalin e Pizës me helikopter, ndërsa kanë hetimet për shkaqet e hetimet, ku deri më tani dyshohet për rrjedhje gazi. /albeu.com