Humbën pikët e patentës pas shkeljeve të vazhdueshme, vetëm 4 kandidatë rimarrin provimin

Të gjithë shkelësit flagrantë të rregullave të qarkullimit rrugor, krahas gjobës ndëshkohen dhe me heqje pikësh nga patenta duke bërë që të jenë të detyruar të rifuten në provim nga fillimi pas zerimit të tyre.

Sot ka qenë seanca e gjatë e testimit për personat që kanë humbur të gjitha pikët nga patenta dhe siç mëson abcnews.al, asnjëri prej pjesëmarrësve nuk ka mundur të kalojë.

Mësohet se për këtë seancë kanë qenë të regjistruar 20 kandidatë, ndërkohë që u paraqitën vetëm 3 prej tyre, ku asnjëri nuk pati rezultat pozitiv.

Në të gjithë vendin janë 106 persona që kanë humbur të gjitha pikët e patentës së tyre dhe deri më tani, vetëm 4 prej tyre kanë mundur të rimarrin patentën në testin teorik, ndërkohë që të tjerët ose nuk janë paraqitur ose janë paraqitur por kanë mbetur./abcnews.al