Brad Pitt: Fëmijët janë një kaos i vërtetë por është argëtuese
Brad Pitt dhe Angelina Jolie kanë vendosur që të rrëfejnë çdo gjë për jetën e tyre familjare, e mbi të gjitha për fëmijët e tyre. Pas intervistës të dhënë më herët nga Jolie dhe për rolin e saj si nënë, tashmë radhën e ka Pitt, i cili ka thënë se çdo gjë është shumë argëtuese me ta.

Aktori dhe bashkëshortja e tij, Angelina Jolie, të cilët janë takuar me njëri-tjetrin në xhirimet e filmit “Mr & Mrs Smith” në 2004, janë prindër të 6 fëmijëve. Duke folur për familjen e tij të madhe, Brad e përshkruan të mbushur plot me dashuri, zënka, urdhra dhe shumë gjëra të tjera. “Kaos, një kaos i vërtetë por shumë argëtuese”, tha ai.

Në intervistën e tij për “Telegraph”, 51-vjeçari është shprehur se ai kurrë nuk e dinte se sa shumë dashuronte deri sa pa fytyrat e fëmijëve të tij. /albeu.com/
Shtuar më 28/11/2015, ora 15:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori