Bora Zemani zëvëndëson Andresën? Ardit Gjebrea sqaron të vërtetën
Pëlqej
Sot Ardit Gjebrea nisi “Telebingon shqiptare” në oborrin e televizionit “Klan”, nga ku njoftoi edhe të rejat më të fundit për emisionin.

Moderatori konfirmoi se do të prezantojë emisionin e “E diela shqiptare” së bashku me Bora Zemanin. Mirëpo Andresa, nuk e fshehu dot shqetësimin e saj pas lajmeve në media, se Bora do ta zëvëndësonte.

“Një gazetare shkruante se Bora do të më zëvëndësojë mua” – u shpreh Andresa.

Menjëherë Arditi sqaroi se secila ka vendin e vet në program dhe se nuk bëhet kurrsesi fjalë për zëvëndësim.

“Secila ka vendin e vet. Po ti je e pazëvëndësueshme.” – iu përgjigj moderatori, shkruan Icon Style.

Ndër të tjera, Ardit Gjebrea sqaroi se emisioni do të jetë shtatë orë dhe nis në orën 12.30. Në orën katër do të transmetohet rubrika “B. E Caffe”, në orën 5 do të vijohet me Eni Çobanin në “Shihemi në gjyq”, ndërsa në orën 6 është “Kënga Magjike”. /albeu.com/

Shtuar më 23/09/2018, ora 14:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori