Bora Zemani flet për divorcin: Dështova!
Sa herë që Bora Zemani merret në intervistë, nuk i shpëton asnjëherë pyetjes për divorcin e saj. Edhe pse kanë kaluar 2 vjet, sërish kureshtja për të mësuar më shumë për atë periudhë mbetet e madhe. Moderatorja e suksesshme ishte e ftuar në “E Diell” në Top Channel për të folur për projektet e reja televizive të saj, fëmijërinë, adoleshencën dhe jo vetëm.

“Janë dy projekte televizive që publiku do t`i pëlqejë shumë” u shpreh Bora, po prisni edhe pak sepse do të dalin shumë shpejt në ekran”.

Zemani u emocionua kur dëgjoi veten e saj në moshën 3 vjeçare duke recituar. “Mami im merrej me këto gjëra” rrëfeu ajo, “sa herë që unë recitoja ajo më regjistronte dhe e kisha harruar fare që ekzistonte një kasetë me zërin tim” vijoi e përmalluar Bora shkruan tch.

Edhe pse një natyrë çapkëne teksa ishte adoleshente, ajo nuk e ka pëlqyer kurrë të qënit në qendër të vëmendjes me pahir. Deshe, s`deshi, lajmi kur Bora shpalli divorcin mori dhenë. Por çfarë mendon ajo per veten e saj?

“Sot pas 2 vitesh, mendoj se nuk ka ndarje të thjeshta, aq më tepër kur bëhet fjalë për familje që ka dhe fëmijë në mes” shprehet ajo. “Atë periudhë e kam vuajtur shumë. Mund ta quaj edhe dështim nëse i referohem mënyrës sesi unë u edukova dhe e imagjinoja jetën. U zhgënjeva me veten sepse unë vetë jam rritur me një familje që janë marrë me dashuri e që po me të njëjtën dashuri, më kanë rritur mua dhe vëllain” vazhdon rrëfimin e saj Bora.

“Gjithmonë e kisha imagjinuar që edhe vetë do të kisha një familje si ajo që isha rritur, por ky ishte mësimi që mora dhe nuk është e thënë që gjërat të shkojnë gjithmonë sipas planeve të parashikuara” përfundoi ajo.

Edhe pse e zhgënjyer nga kjo eksperiencë, Zemani beson ende te dashuria si një romantike e thekur që është, por vetëm se kjo dashuri e re duhet të marrë parasysh dhe praninë e Arborit në jetën saj se fundja, siç e tha dhe vetë moderatorja, ai është jeta e Borës!
Shtuar më 17/03/2019, ora 17:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori