Pse nuk u ndoq tradita? Pas “sulmit” nga Ronela Hajati, përgjen organizatorët e “Festivalit të Këngës”

Fituesja e edicionit të kaluar të “Festivalit të Këngës” dhe përfaqësuesja e Shqipërisë në “Eurovision”, Ronela Hajati, nuk ishte e ftuar mbrëmë në natën e parë të festivalit të RTSH-së (të paktën kështu u shpreh vetë këngëtarja). Në lidhje me këtë ajo bëri një reagim të ashpër në rrjetet sociale ku e quan këtë “një veprim skuth”, që nuk ia heq dot suksesin që ka pasur kënga, e cila e ka marrë të gjithë dashurinë e publikut.

Organizatorët e Fest 61 në RTSH, i janë përgjigjur pakënaqësisë që Ronela Hajati për Anabel.

Sipas organizuesëve të festivalit, mungoi një performancë nga këngëtarja sepse e tillë ishte formula e këtij edicioni.

“Formula e rikëndimit të këngës fituese një vit pasi është shpallur është një traditë shumë jetëshkurtër, thuajse inekzistente, krahasuar me historinë e Festivalit, tashmë 61-vjeçar. Duke qenë se qëllimi këtë vit ka qenë t’i jepnim fokus artistëve pjesëmarrës dhe këngëve që prezantohen për herë të parë, nuk ka asnjë të ftuar nga muzika në dy netët e para të Festivalit. Zbatimi i kësaj formule nuk ka lidhje me respektin, vlerësimin dhe dashurinë për gjithçka ka bërë Ronela ne skenën e FIK dhe Eurosong. Ronela është ftuar të japë çmimin e publikut që këtë vit çon Shqipërinë në Eurosong, por e ka refuzuar ftesën.”- u shprehën burimet.


Shtuar 20.12.2022 10:59