Makina përplas vajzën 8-vjeç në Orikum

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutave në Orikum, ku një 8-vjeçare është përplasur nga një automjet.

Sipas burimeve nga policia, automjeti drejtohej nga një 27-vjeçar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 16:30, në rrugën e plazhit në Orikum, shtetasi A. M., 27 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar një fëmijë 8 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë dhe drejtuesi i mjetit shtetasi A. M, po merr ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore Orikum.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com/