"Boll u zhgërryve", fansat reagojnë pas fotos së Gentës

Genta, vajza që u bë e famshme falë pjesëmarrjes në “BB5”, duket se para pak ditësh është mërzitur me lajmet që qarkullonin për të dhe ka shprehur se nuk do të kishte më rrjete sociale.

Por duket se nuk i qëndroi dot larg.

Këtë herë Genta ka vendosur të tërheqë vëmendjen me një foto ku shfaqet pa pikë grimi, ashtu siç nuk jemi mësuar ta shohim pasi makeupin e rënduar ish-banorja e ka pasion.

Në foton e fundit ajo shfaqet ujë e sapun dhe i ka lënë fansat gojë hapur.

"E palyer, imagjino të lyhem", shkruan Genta.

"boll u zhgërryve"-i ka shkruar një fasnë duke treguar se kështu duket më bukur. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2018, ora 21:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori