“Boll, sillu si grua e martuar”, Marina tregon debatin me Getin pas dasme
Pëlqej
Moderatorja Marina Vjolla i dha fund beqarisë dhe kurorëzoi në martesë dashurinë e saj me këngëtarin Getoar Selimi më 10 shtator.

E ftuar në “Xing me Ermalin”, në Tv Klan moderatorja rrëfeu se ende nuk është mësuar ta thërrasin zonjë edhe pse ka kaluar vetëm disa ditë nga dasma. Marina tha se dy ditë më parë ka debatuar me Getoarin dhe ai i kishte kërkuar të sillet si grua e martuar.

“Nuk jam mësuar akoma të më thonë zonjë. Pata një debat me Getin para dy ditësh. Më tha: Boll më tani, sillu si grua e martuar. Por unë po vazhdoj të justifikohem se vetëm një javë kam”, tha Marina. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2017, ora 21:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori