"Boll më çatë t*apin", shpërthen Fjorentina e BB (FOTO LAJM)

Olsi Klosi është një ndër finalistët e i cili nuk arriti dot të rrëmbente kupën e fitores por që u kthye në qendrën e vëmendjes pas debateve të shumta dhe dashurisë së lëkundur të tij me Fiorentinën.

Kanë kaluar plot muaj nga koha e përfundimit të lidhjes së tyre dashurore, por fansat vazhdojnë të insistojnë se ka mbetur ende ndjenja nga ana e Fjorentinës

Duket se Fiorentina është mërzitur nga kjo ide dhe ka shpërthyer me një status në Instastory.

"Na kani çarë t*apin duke shkruajtur për Olsin. Kush është ky djalë ëëë? Dhe përsa i përket statuseve që zotëria bën s’jam në dijeni se as nuk e ndjekim njëri tjetrin dhe i kemi bërë block njëri tjetrit për të mos ja parë më surratin njëri tjetrit, jo më të kundërpërgjigjem unë çfarë shkruan ai. Kështu që mos më çani më t*apin me këto budalliqe që më shkruani…"- ka shkruar Fjorentina. /albeu.com/
Shtuar më 10/03/2018, ora 14:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori