Blue Jones bën deklaratën befasuese për Era Istrefin: Ajo ishte zgjedhja perfekte
Siç mund ta keni lexuar, në fund të tetorit, Jonas Blue prezantoi albumin “BLUE”, i cili u lançua ditën e djeshme në platformat online (Spotify, Deezer, Google Play etj), përveç YouTube-it. Një ndër 7 artistët e rinj të përzgjedhur për t’u bërë pjesë e “BLUE”, krahas emrave si Joe Jonas apo Liam Payne, ishte edhe Era Istrefi.

Kënga “Purpose” (Qëllim) bëri bashkë Erën dhe DJ-n, producentin dhe tekstshkruesin britanik, Guy James Robin, i njohur gjerësisht si Jonas Blue.

Për t’ju freskuar memorien - nëse nuk ju kujtohet - Jonas Blue është ylli i këngës së famshme “Perfect Stangers” ft. JP Cooper DHE “Mama” ft. William Singe. Kjo e fundit u xhirua në rivierën shqiptare, ku modele ishte Oriola Marashi.

Në një intervistë për “Billboard”, Jonas shprehet se kënga "Purpose" ka një stil më urban dhe “Era Istrefi ishte zgjedhja perfekte”.

“Ajo ka stilin e duhur për këtë këngë. Kur e dëgjon me zë të lartë, të mbërthen [si këngë]. Jam shumë i lumtur për këtë bashkëpunim shkruan anabel.”

Ju kujtojmë që një ditë më parë, u publikua kënga "Anything more", bashkëpunim i Erës me Steve Aoki, emri i vërtetë i të cilit është Stiven Hiroyki Aoki, muzikant i rrymës elektronike. Bazuar te koncertet e shumta, në vitin 2012, Pollstar e cilësoi Aoki-n si artistin më të madh të Amerikës së Veriut.
Shtuar më 10/11/2018, ora 18:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori