Blogerja shqiptare pa komplekse: Kam blerë rroba te gabi (FOTO LAJM)
Blogerja e njohur Estela Ujka së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”.

Në një intervistë të gjatë ajo ka treguar për peripecitë që ka kaluar kohët e fundit, gjithashtu ka ndarë me publikun edhe disa sekrete të stilit të saj.

Duke qenë se ajo dallon për stilin e veçantë dhe punën e ka nisur shumë vite më parë, ajo ka treguar se jo të gjitha veshjet e saj janë të shtrenjta.

Mjaft e hapur Estela madje ka pranuar edhe se ka blerë rroba te gabi.

“Të gjithë shqiptarët kemi blerë dhe jo në variantin dorë e dytë, por tek gabi. Edhe atëher jeni veshur më mirë sepse kishte rroba me cilësi më të lartë”, tregon Estela.

Kujtojmë se blogerja shqiptare nuk ka pasur asnjëherë komplekse lidhur me jetën apo veten e saj, pasi gjithmonë ka treguar pa doreza defektet e saj.

Blogerja shqiptare pa komplekse: Kam blerë rroba te gabi

Shtuar më 22/09/2019, ora 14:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori