Bllokohet "Pushka e lirisë" që trazoi Serbinë, shikojeni këtu (VIDEO)
Reperi kosovar, Arian Agushi, i njohur në publik si Gold AG, ka zënë vend edhe në faqet e para të gazetave serbe për spotin e këngës "Pushka e lirisë".

Mediat serbe e kanë cilësuar skandaloz videoklipin e këngës për komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajaziti.

I publikuar në fund të janarit në bashkëpunim me këngëtarin Hysni Klinaku, videoklipi prej së hënës mbrëma është bllokuar dhe s’mund të shihet në kanalin “Youtube”.

Skena për të cilën është ngritur pluhur e për të cilën ka reaguar edhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, improvizon vrasjen e policëve serbë. Gold AG paraqitet me uniformën e UÇK-së.

Me reagimet ndaj këngës së cilës i'a ka shkruar edhe tekstin, Gold AG thotë se Serbia po tërheq vëmendjen nga shtatë-vjetori i Pavarësisë së Kosovës.

Ndiqni më sipër videoklipin e këngës së Gold AG "Pushka e lirisë". /albeu.com/
Shtuar më 18/02/2015, ora 09:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori