Bleu Range Rover-in e modeles, klienti tmerrohet nga ajo çfarë shikon (FOTO LAJM)
Modeles dhe moderatores
Katie Price i kanë konfiskuar “
Range Rover-in” e saj rozë. 41-vjeçarja, e cila është drejt falimentimit, njihet për jetën luksoze dhe dëshirën për të pasur automjete me ngjyra të ndezura.
Por këtë javë makina e saj e preferuar përfundoi në një ankand dhe u shit në një servis makinash në Essex.
Mirëpo, blerësi ka treguar se automjeti ishte mbajtur si mos më keq, madje ishte shumë i pistë.
Një tregtar tha për ‘MailOnline’: “Është një makinë shumë e veçantë, por ne nuk e dinim se ajo i përkiste
Katie Price. U tmerruam kur pamë se sa e pistë ishte”.
Shtuar më 18/02/2020,
ora 16:15