Nëna i ndërroi jetë e vetme në Himarë, Piro Dhima “kujdeset” për prindërit e Kacifas (FOTO & VIDEO)

Ish-peshëngritësi i njohur me origjinë shqiptare, Piro Dhima, që garoi me ngjyrat e flamurit grek në disa kompeticione, duke marrë edhe disa medalje të arta olimpike, ditën e sotme është shfaqur në krah të nënës së Konstantinos Kacifas gjatë meshës që u zhvillua në Bularat të Gjirokastrës.

Kujtojmë se Kacifas humbi jetën para disa vitesh në një përleshje me Policinë, ku ende nuk është e qartë nëse u vra nga efektivët apo u vetëvra.

Ditën e sotme grekët festojnë ditën e “JO”-së me këtë rast aktivitete zhvillohen nga minoritarët edhe në jug të Shqipërisë. Gjatë paradites në varrezat e ushtarëve grekë në Këlcyrë ishin të pranishëm ku vendosën kurora me lule zv.ministri i Jashtëm grek, ambasadorja, përfaqësues të tjerë të Athinës, por edhe konsulli në Gjirokastër dhe politikanë shqiptarë që mbrojnë të drejtat e minoritetit, mes të cilëve Vangje Dule.

Pasi mbaroi ceremonia në varrezat e ushtarëve, përfaqësuesit grekë ishin te varri i Konstantinos Kacifas ku vendosën lule. Më pas u zhvendosën në meshën e mbajtur në Bularat. Mes shumë figurave që ishin të pranishëm në meshë ishte edhe vetë Piro Dhima. Në 1 tetor Piro Dhima humbi nënën e cila u gjet e vdekur nga fqinjë në banesë, tre ditë pasi kishte ndërruar jetë./albeu.com/


Shtuar 28.10.2021 14:39