Bleona zbulon sekretin: E dashura e një mafiozi kërkon të më blejë
Pëlqej
Këngëtarja e njohur, Bleona Qereti arriti sukses të madh me projektin e saj “Monster” dhe ka nisur përgatitjet për dicka të re, por nuk është këngë.

Ajo kishte njoftuar se po punon për një film, por më në fund tregoi disa detaje. Bleona do të shfaqet si e dashura dhe këngëtarja e një mafiozi. Edhe pse si aktore, ajo do tregojë talentin e saj si këngëtare duke performuar në disa skena të filmit.

“Projekti me të cilin po merrem aktualisht është filmi “Paper Empire”, për të cilin ndihem me fat dhe jam e nderuar që më kanë zgjedhur mua si artisten e radhës.

Roli im është si e dashura, këngëtarja e njërit prej mafiozëve, i cili pasi njihet me mua kërkon të më blejë dhe të më shkatërrojë, por unë dal prapë në stilin ‘Bleona’. Quhem Nova, por jam gjithsesi këngëtare në film dhe ‘Monster’ është pjesë e filmit.

“Paper Empire” është projekti më i madh Hollyëood-ian në të cilin kam marrë pjesë dhe kam një rol shumë të madh, protagonist. Robert Davi, Denise Richards dhe pritet konfirmimi i Wesley Snipes.

Besoj se do jetë filmi që do lançojë edhe karrierën time si aktore në Amerikë”, tha ajo në një intervistë për ‘Telegrafin’.
Shtuar më 07/11/2018, ora 18:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori