Bleona Qereti: Po më akuzojnë padrejtësisht
Këngëtarja Bleona Qereti ka ndërmarrë një turne nëpër trevat shqiptare ndërsa koncerti i radhës i saj do të jetë sot në në sheshin Nëna Terezë në Prishtinë.

Në një intervistë për indeksonline ajo shprehet se ndihej shumë mirë në Kosovë dhe se kishte kujtime të mira në këtë vend. Sa i përket organizimit të koncertit ajo nënvizon se nuk është e lehtë të organizosh një koncert ndërsa shpreson që në 8 shtator sheshi të mbushet plot.

Sa i përket jetës së Amerikë ajo shprehet se "karriera ime në SHBA mund të ndikojë negativisht në karrierën që kam ndërtuar në Shqipëri, madje përkundrazi besoj se do të ndikoje vetëm për mirë. Shqiptarët nuk kanë arsye pse të mërziten në rast se një prej tyre, eshte duke bërë karrierë në Hollywood. Sa i takon rasteve kur më kanë akuzuar padrejtesisht, i kam sqaruar të gjitha në media dhe veç kësaj s'më pëlqen të viktimizohem. Shqiptarët e dijnë, e kanë ditur gjithmonë që une i dua shumë dhe që gjithë këtë mund po e bëj për ta. Përndryshe për sa kohë jemi te famshëm, duhet te marrim parasysh edhe që disa deklarata tonat mund të keqkuptohen, apo keqinterpretohen". /albeu.com/


Shtuar më 08/09/2012, ora 10:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori