Bleona Qereti në ceremoninë e BMA
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve prestigjioze Billboard Music Awards në SHBA ishte e pranishme edhe këngëtarja shqiptare, Bleona Qereti.

Las Vegas weekly ka shkruar një artikull për të:

“Pop-stari shqiptar, Bleona Qereti, e mbiquajtur edhe “Madonna e Shqipërisë”, kishte veshur një fustan në formë rrjete, të tejdukshëm, të përgatitur nga Jerell Scott.

Bleona, që flet dhe performon në katër gjuhë, është e para artiste shqiptare në iTunes dhe e para artiste evropianolindore që ka shitur më shumë se 800 mijë albume.

Muzika përfundimisht është një biznes mbarëbotëror. Mogul-i i hoteleve, Donald Trump, e ka prenotuar Bleonën për të kënduar në vilën e tij në Florida për një festë për mbledhje fondesh, kurse Princi Albert i Monakos është një fans i madh i saj,” shkruan gazeta.
Shtuar më 21/05/2012, ora 17:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori