Emmanuel Macron: Duhet të luftoni për ta mbajtur Mbappe në Ligue One, lojtar i pabesueshëm

Emmanuel Macron dëshiron që Kylian Mbappe të qëndrojë te PSG.

“Fatkeqësisht, opsioni i transferimit të Kylian Mbappe në Marsejë as që merret parasysh. Nëse ai ishte gati për këtë, atëherë do të kisha luftuar, por ai më refuzoi shumë shpejt.

Duhet të luftojmë që Mbappe të qëndrojë në kampionatin francez, sepse ai është një lojtar i jashtëzakonshëm”, tha presidenti francez dhe tifoz i Marsejës në një intervistë për Quotidien.

Macron dhe Mbappe raportohet se kanë qenë në kontakt të rregullt që nga viti 2018. /albeu.com/


Shtuar 21.04.2022 21:22