Bleona luan në serial me Steven Seagal
Revista Albaniac raporton se këngëtarja e njohur shqiptare Bleona Qereti do të interpretojë rolin e Lunës, në serialin televiziv “True Justice”,sezoni i dytë i të cilit do fillojë transmetimet në muajin nëntor. Ajo do të aktrojë përkrah Steven Seagal.

Aktualisht në kanalin me pagesë Reelz, është duke u transmetuar sezoni i parë i këtij seriali, ndërsa seritë gjithashtu po publikohen në DVD me episode si filma të veçantë.

Për serialin, Bleona i ka njoftuar fansat e saj edhe kohë më parë.
Shtuar më 21/05/2012, ora 21:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori