Man United në bisedime me Dybala

Sulmuesi Paulo Dybala mund të vazhdojë karrierën e tij në Angli.

Manchester United është në bisedime me agjentët e ish-lojtarit të Juventusit për një lëvizje të mundshme, ka zbuluar gazetari i Sky Italia, Angelo Mangiante.

Argjentinasi u largua nga Juventusi falas pas 7 vitesh në klub. Më herët u raportua se ai është afër kalimit te Interi. /albeu.com/


Shtuar 6.07.2022 16:21