Këngëtarja e njohur,
Bleona Qereti, di gjithmonë se si të tërheqë vëmendjen e ndjekësve të shumtë. Pasi zbuloi se ka bërë vaksinën anti-Covid, ajo i është rikthyer postimeve provokuese në rrjetet sociale.
Ditën e djeshme,
Bleona postoi në “Instagram” disa fotografi ku shfaqej super “hot”. 41-vjeçarja ishte veshur e gjitha me të zeza, por vëmendjen e mori këmisha e saj transparente, që zbulonte
gjoksin e saj.
Bleona kishte zgjedhur që veshjen e saj ta kombinonte me një rrip të madh, i cili i
theksonte akoma më shumë belin e hollë.
Nga ana tjetër,
këngëtarja kishte bërë një make-up të lehtë që i
theksonte tiparet dhe flokët i kishte lënë lëshuar.
Shtuar më 13/01/2021,
ora 10:59