Nuk kaloi vizitat mjekësore, dështon transferimi i Muriqit te Club Brugge

Ka dështuar transferimi i Vedat Muriqit te skuadra belge e Club Brugge. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës nuk ka mundur të kalojë testet mjekësore.

Lajmin e bën të ditur gazetari i njohur italian, Nicolo Schira, ku thekson se tashmë ka dështuar transferimi i sulmuesit të Lazios.

Në këtë kushte Muriqi do të rikthehet sërish te skuadra italiane, me Mauricio Sarrin që nuk e ka në planet e tij për sezonin e ri./h.ll/albeu.com


Shtuar 9.07.2022 15:23