Ndodh e papritura: Manchester United iu drejtua avokatëve pas intervistës së Ronaldos

Cristiano Ronaldo sulmon Manchester Unitedin. Në një intervistë ai tha se Eric ten Hag dhe drejtuesit e klubit po përpiqen ta bëjnë atë të largohet.

“Djajtë e Kuq” kanë reaguar tashmë për intervistën e Ronaldos. Klubi tha se do të shprehet më vonë, pasi të jetë njohur me të gjitha faktet. Sky Sports ka mësuar se United ka kërkuar këshilla ligjore. Pas tyre, klubi do të përcaktojë pozicionin e tij.

Më herët në media rrëshqitën informacionet se Manchester United do ta gjobisë Ronaldon me një milionë paund. Megjithatë, kjo mund të çojë edhe në përfundimin e kontratës. /G.D albeu.com/