Bleona del lakuriq në tapetin e kuq, fansat e shajnë
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, teksa Bleona Qereti ka dalë lakuriq në tapetin e kuq. Në tentativë qe me këtë “veshje” të imitonte Rihannën një vit më parë, ajo është cilësuar si femra e veshur më keq.

Bleona Qereti është komentuar si femra e veshur më keq në tapetin e kuq të ndarjes së çmimeve American Music Award. “Us Weekly” shkruan se Bleonën, fansat në vendin e saj e quajnë “Madona shqiptare” për shkak të performancave rebele, stilit të muzikës dhe energjisë që përcjell në skenë.

Por teksa ajo ka postuar fotot në rrjetin social Facebook, një bum kritikash kanë ardhur kundrejt saj. Fansat e ofendojnë, e ndërsa më të rrallë janë ata të cilët e vlerësojnë. /albeu.com/
Shtuar më 24/11/2014, ora 09:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori