Bleona akuzon babain se ka pasur të dashur, ai i përgjigjet LIVE
Pëlqej
Bleona Qereti ka qenë e ftuara e radhës në Xing me Ermalin ku pjesë e lojës është bërë edhe babai i saj.

E pyetur nga Ermal Mamaqi në lidhje me gënjeshtrën më të madhe që ajo mendon se i ka treguar i ati, Bleona u përgjigj: “Unë kam idenë që gënjeshtra më e madhe që më ka thënë mua Nazmiu është që nuk ka pasur asnjëherë dashnore.

S’e besoj dot. Ai ka qenë nënkryetar dege për 30 vjet, ka qenë në post të rëndësishëm, është burrë i bukur edhe sot që është 70 vjeç.

Unë mamin e kam shumë të bukur, por kur thotë ai që s’ka pasur asnjëherë dashnore dhe që një ka dashur e një ka marrë, unë s’e besoj dot.” Sakaq, ka ardhur dhe përgjigja nga babai i këngëtares, i cili u përgjigj se nuk e ka gënjyer kurrë të bijën.

Shtuar më 18/11/2017, ora 23:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori