Ylli Limani banorë i “BB VIP Kosovë”? Këngëtarin nuk e lënë të shtëpisë

Së shpejti pritet të nisë në Kosovë edicioni i parë i spektaklit të famshëm, “Big Brother VIP”.

Shumë emra janë lakuar se do të jetë pjesë e shtëpisë së famshme, mes së cilave dhe Ylli Limani. Por si qëndron e vërteta? Lidhur me këtë ka folur vetë njëri prej prezantuesve të formatit, Alaudin Hamiti.

I ftuar në “Podcast me Gonxhen”, ai foli pikërisht për “banorët VIP” të spektaklit dhe u ndal tek Ylli Limani. “Yll Limani është një prej atyre që e adhuron këtë format. Sa herë kemi folur me Yllin, ka thënë nëse s’do të kisha koncerte, kisha ardhur. Kisha hyrë, po s’e di a më lënë të shtëpisë”.


Shtuar 16.09.2022 12:10