Blendi Fevziu në Top Channel, shfaqet si rrallëherë i përlotur
Pëlqej
Këtë herë duket se Blendi Fevziu si rrallëherë ka ndërruar televizion, duke shkuar në Top Channel.

Ai do jetë një prej të ftuarve në emisionin e moderatores Arbana Osmani, ‘Dua të të bëj të lumtur’ e cila transmetohet të shtunën në mbrëmje në Top Channel.

Në spotin e emisionit, të publikuar nga Top Channel, Fevziu shfaqet i përlotur, por nuk dihet arsyeja.

“Unë mund të jem shembulli tipik i kësaj. Unë e kam nisur jetën time krejtësisht i vetëm në moshën 12-vjeç”, shprehet Fevziu në spotin e publikuar. /albeu.com/
Shtuar më 22/03/2018, ora 22:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori