"Ble klikimet": Sabri Fejzullahu sqaron deklaratën kundër Flori Mumajesit
Në “E diell” (10 nëntor), Sabri Fejzullahu sqaroi deklaratën e pak muajve më parë, ku ndër të tjera u shpreh se “Flori Mumajesi ble klikimet”.

“Kushedi sa emisione në Shqipëri dhe Kosovë më kanë ftuar që të më pyesin për këtë [deklaratë], por nuk kam dashur ta diskutoj sepse faji është tek unë. Unë jam 75 vjeç dhe nuk është dashur, por...rastësia, në atë bisedë e sipër me gazetarët e blla blla,” u shpreh Sabri Fejzullahu.

Në vijim, ai shprehu vlerësimin që ka për Florin duke theksuar se shumë këngë të tij janë kompozuar nga Mumajesi. “E kam shumë xhan edhe shumë zemër,” përfundoi ai.

Deklarata e Sabriut – siç theksoi, thënë në pakujdesi e sipër – habiti jo pak njerëzit, sepse Mumajesi nuk njihet si artist që ble klikimet.

Në mars të këtij viti, i ftuar në emisionin “#Gjesi” në T7, Fejzullahu përmendi emrin e Florit përsa i përket rritjes së menjëhershme të klikimeve.

“Pasha Zotin e madh s’mundet. Edhe Flori Mumajesi bën 3 milionë për një ditë. Ku u bo be vlla?” tha ai.

Flori reagoi në Instagram duke shkruar: “Ncncncnc. Pse be axha Sabri kapesh me mu? Edhe po t’i kem ble, s’ti kam marr ty paret! Pse be po mërzitesh kaq shumë? Pash mu mo be! Flori dhe kur tjerët kan hongër i ka lon me u ngi mirë se nuk kam qenë, nuk jam e as kam me qen najher unë shembulli për blerje klikimesh!!! Kërkujt s’i futem n'xhep e n'jetën e vet. Kur i bojn vetë shumë klikime, nuk nihen veç fërkojnë gjoksin kishe jon artista t'mdhej, kur nuk i bojnë vet e i bojnë tjerët merren me llafe. Nejse e vërtetë, klikimet edhe mund të blihen Axha Sabri po si me ja bo kur ta blejnë Karrierën. Momenti më i bukur në këtë video kur ‘prezantuesi’ thotë : JO KA SHUMË SI FLORI [sic].”

Për situatën në fjalë, u prononcua edhe Ermal Fejzullahu në emisionin “1 kafe prej shpisë”.

“Më ka ardhur keq për atë gjë që ka ndodhur me thënë të drejtën sepse duke patur parasysh që babi im është pak tip që ka temperament, ndoshta duhet menduar që një plak 75-vjeçar lëshon edhe ndonjë fjalë pa lidhje. Mua më erdhi keq nga kolegu, nga Flori sepse ka bërë një reagim që nuk i ka hije, duke patur parasysh moshën, karrierën, apo zhargonin që kishte përdorur në atë postim. Më është dukur e ulët,” tha ai.

“E kam kontaktuar personalisht, e thirra me burrni. I kam thënë që të isha lutur të kishe parasysh që im atë ka një moshë. Meqë ti je ndjerë i ofenduar, s’di a e ke mizën pas veshi, por fshije atë farë postimi. Sido që të jetë, jeta është e gjatë. Unë atij i uroj sukses dhe shëndet.”

Videoja ku Flori reagoi është fshirë nga Instagrami i tij.
Shtuar më 10/11/2019, ora 19:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori