Murrizi nuk ndalet: Rama e Basha janë bashkë, vetëm gjumi i ndan!

“Grupi ynë parlamentar nuk e voton 1 qershorin. Ata janë gjithë kohën bashkë, vetëm orari i gjumit i ndan…”

Kështu u shpreh përfaqësuesi i opozitës parlamentare Myslim Murrizi pas mbledhjes së shkurtër të Këshillit Politik.
di duhet të votojë marrëveshjen e 5 qershorit të pandryshuar.

Murrizi tha se opozita jashtëparlamentare duhet të paraqitet në mbledhje dhe të jap argumentet e saj pasi mund të bind dhe opozitën parlamentare.

“Nuk ka debate pasi nuk kemi me kë debatojmë. Ekspertët thanë edhe nëse në 30 korrik votohen ndryshimet kushtetuese nuk preket asgjë nga marrëveshja e 1 qershorit, (I referohet 5 qershorit) po ashtu është se ditë feste.

Nuk shoh pse nuk vijnë për të adresuar dhe ta dimë se çfarë kanë se mbase na e mbushin mendjen dhe ne. E vetmja listë zgjedhore ku shqiptarëve u është mohuar e drejta e zgjedhjes është në lista e 21 prillit 2008.

Listat e hapura rregullojnë demokracinë dhe perfeksionojnë aq sa munden sistemin zgjedhor. Grupi ynë parlamentar nuk e voton 1 qershorin. Ata janë gjithë kohën bashkë, vetëm orari i gjumit i ndan”, -tha Murrizi. /albeu.com/


Shtuar 22.07.2020 16:23