Biznesmenia 25 vjeçare zgjidhet Miss Haiti 2014 (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ajo është një biznesmene e suksesshme dhe tashmë është zgjedhur Miss Haiti 2014. 25 vjeçarja që ka rrëmbyer kurorën, jo vetëm që është e bukur, por ka dalluar teksa flokët e saj janë të shkurtër, duke dhënë mesazhin se identiteti i një femre mund të shkojë përtej një tufe flokësh dhe feminitetit.

Carolyn Desert, 25 vjeç, u zgjodh Miss Haiti 2014 ndërsa ajo është pronare e një restoranti meksikan në Port-au-Prince. “Femrat në Haiti kanë shumë më shumë për të dhënë, se sa thjesht bukurinë e tyre, kanë guxim dhe kurajo”, është shprehur ajo pasi u zgjodh si më e bukura e Haitit. Carolyn do të marrë pjesë edhe në Miss Bota në Londër. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2014, ora 17:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori