Bisturi edhe për Majlinda Bregun? (FOTO LAJM)

Pëlqej
Shumë pikëpyetje kanë lindur ditën e djeshme pas daljes së radhës së deputetes së PD-së, Majlinda Bregu, e cila shfaqej më e freskët se kurrë më parë.

Pas pushimeve të verës, Majlinda na është shfaqur më rinore, por përpos këtij fakti duket se diçka e ka ndryshuar imazhin e saj.

Ndonëse jemi mësuar ta shohim të kuruar deri në detaj, ndërsa është vlerësuar për finesën që e karakterizon, shumë zëra qarkullojnë tashmë për ndonjë ndërhyrje të vogël estetike. Fotot që ajo ka postuar në rrjetin social Facebook, nxirrnin në pah diferencën, por kjo mbetet për tu zbuluar me kalimin e kohës. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2014, ora 12:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori