“Të gjitha raportet analizohen në korrelacion me provat e tjera të marra, si dhe me deklarimet verbale të dëshmitarëve të dëgjuar dhe personave të tjerë që kanë dijeni për ngjarjen. Analiza e të gjitha provave të mbledhura është në vazhdim e sipër. Prokurorët publikë pas vërtetimit të plotë të fakteve në këtë rast do të marrin vendim për të cilin opinioni do të njoftohet menjëherë”, thonë nga Prokuroria.

Megjithatë, prokuroria nuk është përgjigjur në pyetjen e Alsat-it se kur pesë prokuroria e Tetovës dhe Shkupit që punojnë në këtë rast do ta referojnë atë para Prokurorisë Publike Republike. Komisioni përbëhet nga prokurorë të lartë dhe të gjithë së bashku duhet të vendosin nëse do të hapet hetim dhe nëse duhet të ketë përgjegjësi penale.

Alsat së fundmi bëri të ditur se parahetimit po i vjen fundi dhe se tregon elemente të ndjekjes penale, por nga prokuroria nuk janë përgjigjur nëse do të ketë epilog të tillë çështja me spitalin modular. Pikërisht kjo duhet të jetë objekt shqyrtimi para organeve të larta të Prokurorisë. Natën e 8 shtatorit u dogjën të gjallë 14 persona, 12 prej tyre pacientë. Ministri i atëhershëm i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe zëvendësi i tij Ilir Hasani dhanë dorëheqje të parevokueshme, të cilat nuk u pranuan./ Alsat.mk